Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama se zgjedhjet nuk do të shtyhen, kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha beson ende te skenari i tij. Ai është i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen dhe se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Nga Korça, Basha ka riartikuluar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.
" Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet. Zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë. Data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme por zgjedhje me Edi Ramën Shqipëria nuk do të ketë më, një përdhunues serial i zgjedhjeve, koka e sistemit me krimin duhet të shkojë para drejtës. Ai nuk meriton të marrë pjesë në zgjedhje por të paktën ne duhet të kërkojmë se ai nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë", u shpreh Basha.