Basha i pandehur për lobimin rus në SHBA/ Rama: Pastrim i pastër parash!

14 Qershor 2019, 10:15

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi janë marrë të pandehur nga Prokuroria për për lobimin rus në SHBA. Kjo ka qenë temë e bisedës së kryeministrit Edi Rama me banorët e njësinë nr.11, ku kryeministri tha se është pastrim i pastër parash, teksa hoqi një paralele se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ai do të kishte bërë të njëjtën gjë si Basha.

"Ai është pastër parash i pastër, minimumi. Imagjono ta kishim ne, se çfarë kush e di se ku do ishim", tha Rama.

Kryeministri, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ulsi Manja është ndalur të flasë edhe për dekretin e Metës, ku sërish e ka cilësuar si në kundërshtim me ligjin.

"Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen me ligjet. Befasi për historinë e Repiblikave parlamentare në botë, jo më vë Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e çfirmos dot firmën. Është fjala, pastaj firma. Është pjesë e planit, nuk është lajthitje", tha Rama.

Vijon...

    No videos found.