Basha: Të arrestuarit e sotëm, të burgosur politik

7 Maj 2019, 19:37 | Përditesimi i fundit: 2019-05-07 19:39:08

Lideri demokrat reagoi edhe lidhur me shoqërimet e protestuesve të Arsirit të cilët tentuan të bllokonin kalimin e ekskortës së kryeministrit Edi Rama.

“Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët. Sot është dita për t’ia thënë qartë dhe prerë; i ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit”, u shpreh Basha.

    No videos found.