Basha: Ja tre vendimet që do merrja po të isha kryeministër

16 Prill 2020, 20:10

Lulzim Basha gjatë komunikimit online me gazetarët tregoi se cfarë do të bënte ndryshe nga Edi Rama nëse do të ishte kryeministër. "Nëse ju do të ishit në pushtet cilit model do të zgjidhnit? "Sikur ja bëra me dije edhe dje kryeministrit do të merrja tre vendime, do të anuloja 10 apo 12 koncesionet që i kushtojnë 12 mld euro, po kështu do të shkurtoja 140 mln euro nga buxheti aktual, do të liroja 260 milionë dhe do të bëja paketën me dy elementë me 10 mijë testime në javë dhe për shëndetësinë dhe mbështetje për cdo familje në nevojë dhe bizneset" tha Basha.