Burgosja e drejtuesve të PD, Basha - Gjyqtarit e prokurorit: Do ta shoqëroni Ramën në burg

16 Qershor 2019, 19:11 | Përditesimi i fundit: 2019-06-16 19:52:10

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha me anë të një deklarate për shtyp ka komentuar vendimin e gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit  Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy protestues të tjerë Dashamir Boja dhe Bujar Kllojku të cilët më 13 qershor u vërsulën për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama në hyrje të Librazhdit.

Basha ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ai ka urdhëruar procëesin gjyqësor duke u premtuar gjykatësve dhe prokurorvë se do t'u kalojë Vettingun.

Më pas kreu i Partisë Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryeministrit duke thënë se ky i fundit po nxit urrejtje dhe përplasje mes militantrëve të partive. Në fund Basha shton se opozita nuk do të bëjë asnjë centimetër pas në rrugën që ka nisur.

Fjala e plotë e kreut të PD-së:

Vendim burracak i Edi Ramës. Nuk frikësohemi. Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku. Krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama. Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës. Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama. Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës. Duke shprehur solidaritetin tim për familjet e katër demokratëve të arrestuar që nuk do i kenë prindërit dhe bashkëshortët në shtëpi sot, dua ti drejtohem Edi Ramës dhe klanit të tij kriminal në qeveri: Opozita nuk frikësohet. Opozita nuk trembet. Opozita nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkua do ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë. Dua t’u drejtohem, gjithashtu, të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm, ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit dhe të bandave të Elbasanit: Ju e dini shumë mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia! Ju e dini shumë mirë se është kriminale që një prokuror dhe gjyqtar të braktisë ligjin dhe interesin publik për t’i shërbyer politikës dhe krimit. Ju e dini, edhe ne e dimë. Të gjithë njerëzit e dinë. Edi Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’jua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore. 

    No videos found.