Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e Metës: Në shesh si qytetar! Detyra ime në mbrojtje të Kushtetutës

1 Mars 2020, 19:34

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm të 2 marsit thirrur nga presidenti Ilir Meta. Basha bën me dije se në atë tubim nuk do të marrë pjesë si lider i opozitës, por si një qytetar në mbrojtje të Kushtetutës.

"Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit", shkruan Basha.

Megjithatë pavarësisht deklaratave të tilla, burime ekskluzive i thanë Shqiptarja.com se Basha ka një rol të rëndësishëm në këtë tubim. Ai është ngarkuar me një detyrë shumë të rëndësishme, të kujdeset që të sjellë të paktën 10 mijë veta në shesh. Për këtë, Basha u ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar, siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët. Kryedemokrati ka shpërndarë dy porosi për të djathtë përmes mesazhit të tij, që kjo të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe të bisedohet me sekretarin e Përgjithshëm për masat organizative, duke lënë të kuptohet se strukturat në rrethe duhet të nisin organizimin për transportimin drejt Tiranës të militantëve të djathtë në tubimin opozitar të drejtuar nga kreu i shtetit.