Basha korrigjon gafën: Deri më 25 prill do ta bëjmë natën ditë

9 Mars 2021, 18:12 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 18:27:48

Në konferencën me gazetarët kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuaj ndjesë për vonesën mbrëmjen e djehsme në dorëzimin e listës së kandidatëve në KQZ, ndërsa i buzëqeshur ka korrigjuar dhe gafën e bërë disa ditë më parë ku tha se do ta bëjë ditën natë.

“I vetmi ndryshim në listën e Ramës është se ka sjellë kriminelë të tjerë dhe ka hedhur cik bojë sipër. Faleminderit shumë, për orët e vona mbrëmë, por duhet të mësoheni deri më 25 prill natën ta bëjmë ditë, bashkë për ndryshimin Shqipëria fiton”, tha Basha.