Basha: Kreu i SPAK Arben Kraja do mbajë përgjegjësi për mos-hetimin e inceneratorëve! Nëse ka presione, të dalë t'i denoncojë

16 Tetor 2020, 13:16

Kryetari i PD Lulzim Basha teksa akuzoi qeverinë për aferat korruptive me inceneratorët, ngarkoi me përgjegjësi kreun e SPAK Arben Kraja për mungesën e hetimeve. Basha i bëri thirrje Krajës të denoncojë presionet nëse ka patur, ndryshe do mbajë përgjegjësi për heshtjen.