Basha: Kryeministri erdhi i droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme

31 Janar 2019, 17:54

Lulzim Basha ka komentuar nga foltorja e Kuvendit përplasjet e ashpra mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, ku nuk munguan as fyerjet e ndërsjella. Sipas Bashës, Rama erdhi në Kuvend i droguar dhe nxori të gjitha vulgaritetet e zakonshme. "Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet. Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot. Vetë Zëri i Amerikës ka publikuar faktin se Rama është një kryeministër falso dhe ka ardhur në pushtet me banda dhe paratë e drogës", u shpreh Basha. Kreu demokrat iu rikthye sërish investigimit të publikuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës dhe akuzoi qeverinë për lidhje me krimin. "Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës. Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trakuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re. Denoncimin e parë e kam bërë unë".

    No videos found.