Basha kundër donacioneve të huaja: Pse duhet të presim paratë e turqve...shteti i Ramës doli lakuriq nga tërmeti

11 Janar 2020, 17:51

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka treguar minimumin e përgjegjësisë sa i përket përballimit të situatë  pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Pse do presim paratë e turqve, se nuk do preken paratë e oligarkëve. Se po të ishin prekur ato paratë, po të kishin minumumin e përgjegjësisë do kishim minimumi një kontenier që bën 1500-2000 euro, do kishte një zgjidhje për banorët e zonave urbane. As faturën nuk e kemi gati. Shteti është lakuriq, shteti  Ramës është më i shemburi nga tërmeti i 26 nëntorit", tha Basha.

    No videos found.