Basha 'kushtëzon' zgjidhjen politike/ Kush duhet liruar e kush duhet futur në burg

21 Qershor 2019, 23:45

Në një fjalim para kryeministrisë dhe mbështetësve të mbledhur në protestë, kryedemorkati Lulzim Basha tha se beteja e tyre do të vazhdojë jo vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama por derisa të garantohen të gjitha të drejtat si vend evropian. "Kjo do të betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës por vetëm kur të kemi vendosur kushtet për Shqipërinë si gjithe Evropa", tha Basha.

Largimi i kreut të qeverisë është i panegociueshëm - tha lideri demorkat. Zgjidhja politike duhet të vijë fillimisht duke liruar nga qelitë të arrestuarit për sulmet ndaj KZAZ-ve tha Basha, dhe në qeli duhen futur ata që kanë vjedhur votat, duke ju referuar përgjimeve të publikuara në median gjermane "Bild" për dosjet hetimore në Shqipëri, 184 dhe 339. Nuk mund të ketë proces politik pa dënuar personat që sipas Bashës janë të përfshirë në sit-blerje të votave.

Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u distancua nga dhuna ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI, Lulzim Basha foli për arrestime të padrejta të personave, (ish-deputetë dhe zyrtarë të bashkive), dhe në asnjë moment nuk i dënoi sulmet që ju bënë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor duke djegur jo vetëm materialet zgjedhore por edhe shkollat ku ato janë vendosur, siç ndodhi në Shkodër.

Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, dhe se Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë e krijuar për të qenë në terren më 30 qershor, si vëzhgues thotë zyrtarisht PD - por që pritet të ketë tentativa për të penguar procesin.

    No videos found.