Basha: Lista e PS, fasadë për të fshehur bandat e krimit që kanë pasur pushtetin në 8 vite

9 Mars 2021, 21:10 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 21:28:13

Kreu i PD, Lulzim Basha e cilësoi listën e PS si një çarçaf të arnuar poshtë të cilit janë hajdutët dhe bandat e krimit më të cilit Rama sipas tij ka qeverisur në këto 8 vite. Basha tha se lista e PS është një fasadë dhe nuk sjell dot ndryshimin që duan shqiptarët më 25 prill.

"Nuk do të jetë një betejë e lehtë jo vetëm për faktin që qeveria në ikje e kanë vënë bastin te njerëzit pa integritet dhe në kohë pandemie kanë vjedhur bukën e fëmijëve me tendera sekretë dhe kanë vjedhur paratë e rindërtimit, që fshihen pas një fasade të rrem që ka ngritur Rama si Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka. Pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim. Nuk ka pasi  lista e tij është një fasadë pas të cilës janë këto njerëz. nuk ka të ardhme me Ramën dhe shërbëtorët e tij që kanë grabitur të ardhmen e shqiptarëve dhe e kanë zhytur vendin në varfëri. Në Durrës kemi kandidatin e Avdylajve, çurben e famshëm të përgjimeve të Bild, kandidatë e bandave të Shijakut, Rahman Rraja i njohur ndërkombëtarisht për atë që përfaqëson. Më pas janë fytyra anonim pas të cilave fshihen këto banda. Këto njerëz e kanë pasur pushtetin, prandaj jemi sot këtu. Pas 8 vitesh e vetmja gjë që ofron është një çarçaf i arnuar poshtë të cilit arnojnë hajdutët e mëdhenj dhe bandat e krimit të organizuar me shpresën e se do i hedhin hi syve atyre që duan ndryshimin", tha Basha