Basha me artizanin në Gjirokastër: Turizmi do të lulëzojë kur të mos jetë dy muaj në bregdet, por gjatë gjithë vitit

19 Mars 2021, 14:38

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës, zhvilloi takime me biznesmenë dhe artizanë të zonës.

Në një bashkëbisedim me një artizan, Basha theksoi planin që ka Partia Demokratike për turizmin. Ai theksoi se nëse premtimet që kanë thënë nuk zbatohen, atëherë populli të mos e votojë për një mandat të dytë.

Pjesë nga biseda e Bashës:

Lulzim Basha: Kam ardhur para disa muajsh dhe e kam gjetur në depresion qytetin, por sot kanë dalë duke më pritur që në Memaliaj e Përmet, e deri në Gjirokastër. Do i çlirojmë të gjithë nga ky stres. Universiteti i Gjirokastër të kthehet edhe njëherë të rëndësishëm. Në vend të kësaj depresioni, mërzie, të kemi prapë gëzim, ashtu siç e pashë sot në sytë e gjirokastritëve. Duhet ruajtur tradita, të përcillet brez pas brezi. E dyta, është diçka e cila krijon gjëra unike, këtu derdhet shpirti i njeriut.