Basha me bizneset në Laprakë: Kështu nuk ecet, na duhet qeverisje e re

7 Dhjetor 2020, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2020-12-07 14:52:28

Në vijim të turnit të tij në takime me biznese, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë. Gjatë bisedës me disa përfaqësues të bizneseve të vegjël përsëriti qëndrimin e tij se situata është shumë e rëndë në vend. Ai u shpreh se duhet ndaluar çdo shpenzim tjetër dhe lekët të shkojnë te njerëzit.