Basha me bizneset në Tiranë: Qeveria e ka mendjen mendjen vetëm të zhvatë, duhet të bëhemi bashkë

25 Maj 2020, 15:06 | Përditesimi i fundit: 2020-05-25 16:33:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkon qytetarëve që të bëhen bashkë për të larguar qeverinë. Kryedemokrati doli sot në terren, ku u takua me binzese të vogël në njësinë 3 në Tiranë, por edhe me qytetarët.

Pronarët e bizneseve i kanë thënë kreut të PD-së se e kanë marrë pagën e luftës, por ata para nuk i kanë mjaftuar.

Mora 260 mijë lekëshin, por nuk më del as për qira. Kisha një punëtore, por nuk më dilte dhe e hoqa nga puna", tha shitësja e luleve.

"Do t'i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është që do ju mbështetim ju, se po nuk ju mbështetëm biznesin do shkatërrojmë ekonominë dhe gjithçka. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvatin dhe të marrin sikur nuk do ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë mos ta lejojmë" u shpreh Basha.  

"Duhet të zgjohet populli", tha shitësja e luleve

"Absolutisht", tha Basha duke e mbështetur.

Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhë së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet famikjeve shqiptare dhe vendit. “Mbahuni se kemi kaluar shumë të këqija, por ky e ka mendjen vetëm të zhvasë dhe të marrë, por gjërat do t’i ndryshojmë, nuk do t’i lëmë kështu në mëshirë të fatit”- u shpreh Basha.