Basha me farmacistë dhe pacientë: Cilësia e barnave ka marrë një goditje! Tregu është hapur për mafien, i sjell të pacertifikuara

3 Shkurt 2021, 10:24

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme është duke zhvilluar një takim me përfaqësues e drejtues të Urdhërit të Farmacistit dhe pacientë, për të cilët ka prezantuar programin e saposhpallur për shëndetësinë.

Basha u sqaroi farmacistëve dhe pacientëve detajet e programit “Shqipëria Fiton” dhe u angazhua se do të ndryshojë situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri dhe trajtimin e pacientëve në këtë drejtim. Ai iu detajoi atyre pikat kryesore të planit.