Basha me gratë sipërmarrëse në Elbasan: Do anulojmë procesin korruptiv të fiskalizimit

12 Prill 2021, 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka prezantuar planin për biznesin ka premtuar se për bizneset nuk do të kenë më inspektime dhe gjoba. Gjatë takimi me gratë sipërmarrëse në Elbasan, Basha tha se qeveria e ardhshme do të anulojë procesin e fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

Sipas tij plani i PD-së parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, ndërsa shtoi se do të ul çmimin e energjisë elektrike dhe të naftës.  “Propozimi i parë që të hiqej taksa për biznesin e vogël gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini të gjithë që kjo është fiktive sepse me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore për shërbime të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit, u shtua çmimi i energjisë dhe mbi të gjitha u shtuan gjobat. Gjobat që paguan biznesi i vogël. Me një gjobë të merr dyfish, trefish saç të merrte më përpara me taksimin që gjoja hoqi. Zgjidhja për këtë është fare e thjeshtë. Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore.