Basha me minatorët në Kalimash: Kukësi është zbrazur prej keqqeverisjes së këtyre 8 viteve

2 Prill 2021, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2021-04-02 15:01:20

Gjatë vizitës në Kukës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa minatorë të cilët sipas njoftimit të PD janë të të papunë nga mbyllja e minierës së të Kalimashit

Minatorët patën ankesa edhe për kryetarin e bashkisë Kukës, ku sipas tyre di të vendos vetëm gjoba dhe asnjë punë nuk ka bërë për kuksianët.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha u shpreh se keqqeverisja e 8 viteve është ndier më shumë në qytetin e Kukësit dhe këtë e tregon ikja masive e njerëzve.