Basha me naftëtarët i premton zgjidhje (në këmbim të votës në 25 prill): Unë tani s'kam gjë në dorë, bëhemi bashkë për një ndryshim në rrënjë

6 Tetor 2020, 19:13 | Përditesimi i fundit: 2020-10-06 19:49:44

BALLSH- Në ditën e nëntë të grevës së urisë, naftëtarët janë vizituar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u ka ofruar një zgjidhje, por pas 25 prillit. Basha i ka ftuar që të bëhen bashkë, duke iu kërkuar atyre në mënyrën inderekte votën që të vijë në pushtet në mënyrë që t'u zgjidhë problemin e tyre. Zgjidhja e tij është që rrogat e prapambetura t'i jepen nga shtetit, por kjo shumë nuk do të merret nga buxheti.

Biseda e kryedemokratit Lulzim Basha me naftëtarët

Naftëtari: Është pak gjendje e rëndë shëndetësore, besoj që këtë radhe ne kemi kërkuar një zgjidhje finale, të paktën të zbatohet ligji. Që të mbyllet rafineria, të japin rrogat dhe të mos kemi më situata të tilla të ndërlikuara, secili nga ne të marrë rrugët e botës pastaj. Ne u kemi bërë thirrje aktorëve politik të reagojnë, Shpresojmë që të ketë reagim nga të gjitha palët.

Basha: Më vjen keq që ndodheni për herë të dytë në këtë situatë, edhe atëherë premtime të pambajtura, njerëz të braktisur, Sikur morën ndonjë premtim. A morët pagesë?

Naftëtari: Morëm një pagesë minimale, shkak ka qenë mosfurnizimi me lëndë të parë, çudia më e madhe është se ne kemi bërë protesta pafund. Falë mediave që janë pasqyruar hallet tona, janë probleme që kërkojnë zgjidhje afatgjatë, s'mund të luhet më me kompani që operojnë në një afat të shkurt.