Basha me profesionistët: Fiskalizimi do të anulohet, do i kursejmë bizneseve 600-2000 euro në vit!

13 Prill 2021, 12:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar njё takim me profesionistë të lirë në njësinë 7, në Tiranë ku u premtoi se për 4 vite kur të vij ai në pushtet nuk do të ketë ndryshim të taksimit. Ndryshimi i sistemit të taksimit disa herë në vit, sipas Bashës është tregues i ngecjes në vendnumëro të ekonomisë shqiptare.

Basha tha se sapo të vijë në pushtet do të anulojë fiskalizimin, pasi sipas tij, kjo është një aferë korruptive që do të hetohet. Ai gjithashtu tha se me tavanin 0.5% të xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, si dhe pulla fiskale në hyrje të biznesit, janë dy garancitë e qeverisë së ardhshme që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm.