Basha me të rinjtë në Shkodër: Premtimet e Ramës janë boshe, nëse unë s'i plotësoj zotimet e mia për 4 vite nuk kërkoj më besimin tuaj

16 Mars 2021, 20:26

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë, ku ka dëgjuar problematikat e tyre. Basha u shpjegoi edhe planin e PD për të rinjtë, ku tha se pas 25 prillit, qeveria e krijuar prej tij do të ketë në vëmendje mbështetjen e programeve të ndryshme që synojnë punësimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive për të ecur në karrierë.