Basha me të rinjtë në Shkodër: U ktheva nga Holanda dhe i hyra në politikës për shkak të padrejtësisë që shikoja në Shqipëri

6 Nëntor 2019, 18:42

SHKODËR- Ndalesa e radhës i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të "Rrugëtimit për Shqipërinë  ishte Shkodra ku u ndal në disa çështje kryesore si emigrimi, arsimi dhe punësimi i të rinjve. Gjatë bashkëbisedimit të tij me të rinjtë shkodran, Basha tha se arsyeja kryesore se përse pas përfundimit të studimeve në Holandë i hyri politikës në Shqipëri ishte "padrejtësia në këtë vend", teksa zotohet se do ta luftojë rrënjësisht.

"Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politik, është padrejtësia që shikoja në vend. Lufta ndaj padrejtësisë, është lajtmotivi im. Fundi i padrejtësisë, gjëja më e rëndësishme. Modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian. Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qenë lajtmotivi i futjes time në politikë", tha Basha.