Basha 'mea culpa' për ish-pronarët: Kemi përgjegjësi më të madhe se PS-ja

1 Prill 2019, 20:19

Lulzim Basha sonte nga Shkodra bëri një tjetër 'mea culpa' për qeverisjen e Partisë Demokratike. Ai tha se pronarët për fat të keq, ende nuk e kanë marrë të drejtën e tyre dhe për këtë, shtoi Basha, pjesën më të madhe të përgjegjësisë e ka Partia Demokratike.

"Pronarët, të cilët për fat të keq, akoma nuk e kanë marrë të drejtën e tyre dhe për këtë një pjesë të madhe të peshës së përgjegjësisë e kemi ne, më të madhe se Partia Socialiste, se nga ata nuk keni se çfarë të prisni. Pronarët nuk kishin se cfarë të prisnin nga ata, ne shumë shpejt do të shpalosim planin tonë, por edhe për ish-të përndjekurit, që kemi planin tonë" deklaroi ai.

Megjithatë, Basha kërkoi që shkodranët ti besojnë sërish Partisë Demokratike, pasi po harton planin për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit.