Basha: Media është në situatë dramatike, PD do ta zhbëjë sapo të vijë në pushtet ligjin që censuron fjalën e lirë

16 Dhjetor 2019, 10:58

 

Kreu i Partisë Demokratike teksa fliste në tryezën për lirinë e medias ka kundërshtuar ligjin e propozuar nga qeveria për ndryshimet për mediat audiovizive për sa i përket 'anti-shpifjes'.

Ndërkohë Basha ka thënë së situata me të cilën mediat po ballafaqohet është një ofensive kundër lirisë së shprehjes. Basha ka hedhur akuza ku thotë se shteti nis kryesine e OSBE me një sjellje rrugaçerore dhe kriminale, kundër lirisë së medias.

Ndër të tjera Basha është shprehur se nëse projekt ligji miratohet,  kur PD të vijë në pushtet do të pezullohet menjëherë, pasi sipas tij objektivi i PD është t'i japi vendit një kuadër ligjor për t'i mbyllur derën tranzicionit ndaj medias.

"Presionet e kësaj qeverie, ndaj çdo personi. Kjo është e papranueshme. Për PD dhe për të gjithë është një vijë e kuqe. Kjo është një luftë e shpallur kundër mediave, kundër gazetarisë. Keni kolegët tuaj. Kjo është një degjenerim, për presionin e jashtëzakonshëm që do të shkojë në Kuvend. Të vetëdijshëm edhe për problemet tona. Ashtu siç kemi ndarë bashkë , synimi ynë është t;i japim vendin të gjitha instrumentet për të mbyllur derën e tranzicionit për lirinë e mediave dhe për ta zhvendosur evropaine. Për liritë e standardeve e vetërregullimin. Autonomisë legjislacionit. Së dyti ditën e premte nesë çohet në fund. Opozita nuk do ta njohë dhe sapo të marrë qeverisjen do ta zhbëjë. Do të marr hapat e nevojshëm brenda dhe jashtë vendit për të pezulluar këtë masë arbitrare. E treta është që këtë partneritet për informimin e qytetarëve duam që ta përkthejmë në një bashkëpunim konkret. Që sot tju jap gazetarëve dhe punonjësve të medias konturet dhe përmbajtjen e legjislativit e rregullator që do të varros mundësit e çdo qeverie për pushtetin e katërt. Si një shtojcë të pushtetit apo si një bezdi që i duhet mbyll goja. nuk ka ironi më të madhe që shteti i përzgjedhur për kryesinë e OSBE e nis me një paralajmërim për një sjellje rrugaçërore, me një nga shtyllat kryesore që kjo organizatë përfaqëson." tha Basha. 

Më pas kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se duhet të largohet nga tryeza pasi e priste një takim tjetër. Kështu Basha ka thënë fjalët e fundit në takim dhe më pas është larguar.

"Të gjithë faktorët i bëj thirrje për tu bashkuar, është e gazetarëve por edhe politikës. E mbyll duke thënë se këtu nuk na bashkon dëshira për të mbrojtur fjalën e lirë. Por Interesi publik. Informimi i qytetarëve. Është kriminale dhe duhet të ketë një përballje fronatale. Tani duhet të largohem se kam një takim. " ka shtuar më pas Basha.