"Për Shqipërinë si gjithë Evropa". Me këtë slogan që Presidenti Ilir Meta përmbylli këtë të dielë një deklaratë të papritur për anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore 2019, duke thënë se e gjitha erdhi si rezultat i protestës dhe forcës së qytetarëve.
Protestën e tetë kombëtare kundër qeverisë, Basha e nisi duke komentuar vendimin e kreut të shtetit, që për të i dha goditje krimit elektoral që sipas tij do të ndodhte më 30 qershor.
Basha tha se tashmë hapi final është drejt zgjidhjes politike.
"U zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë ndaj më lejon të shpjegoj pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë me zhvillimet të jashtëzakonshme në Shqipëri, në Europë të lidhur me fatin e vendit tonë kanë marrë një kthesë. Më lejoni ta nis duke iu falenderuar ju që jeni forca e pandalshme e ndryshimit. Ju jeni fuqia dhe këto momente që po flas falë vendosmërisë suaj presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bandës së Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral për të kapur përmes një procesi monist antikushtetues, anti-elektoral dhe kriminal pushtetin vendor. Kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj, i qëndresës suaj dhe besimit tuaj tek vlerat europiane që diktuan anulimin e 30 qershorit. Eshtë forca e kauzës. Le ta themi këtu së bashku, le të ndajmë me çdo shqiptar vendosmërinë tuaj deri në fitore. E gjithë bota është tronditur nga përgjimet e gazetës 'Bild' e cila faktoi përmes përgjimeve se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota por me krimin. Sot e gjithë bota e di se në Shqipëri kemi një qeveri të zgjedhur nga krimi dhe vota. Anulimi i 30 qershorit është prova e parë e forcës sonë të bashkuar. Është vetëm një hap i vogël për para. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, deri në fitore. Të hedhim hapat final drejt zgjidhjes politike. Ju ftoj dhe kërkoj që me të njëjtën kurajë dhe vendosmëri që kemi bërë këtë rrugëtim historik drejt çeljes së prespektivës për Shqipërinë si gjithë Evropa, ta vazhdojmë rrugën tonë pa u lodhur, pa u epur, të bekuar nga përgjegjësia për brezat që vijnë në misionin tonë kombëtar, dhe hyjrnor për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa", tha Basha.