Basha: Meta është në rolin e tij, vetëm nëse unë do isha bërë president! Beteja jonë për standardet zgjedhore e përditshme

17 Tetor 2020, 13:11

 “Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve. Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës. Pse duhet Rama t’i paguaj një pensioni 100 mijë lekë për 6 muaj, apo një të papuni?! Kjo është llogaria e Edi Ramës, që ta çojë gjendjen sa më keq, që të shpërndajë ndihma me pikatore. Ato lekë i do që të blejë dinjitetin e shqiptarëve. Është një kolaps, një vend pa institucione, republike pa institucione. Fati i shqiptarëve ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh. Ditë për ditë përdridhen dhe i grabisin popullit miliona euro.”, pohoi ai.

  •