Basha ndalet në Korçë për "Rrugëtimi për Shqipërinë”: Atentatori i prokurorit Ndoja është pjesë e pushtetit

5 Nëntor 2019, 18:09 | Përditesimi i fundit: 2019-11-05 23:24:14

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur turin e pagëzuar "Rrugëtimin për Shqipërinë” në të gjithë Shqipërinë. Dje pati një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit, ditën e sotme Basha ai është ndalur në Korçë

Gjatë takimit ditën e djeshme në Elbasan, emigracioni, punësimi i të rinjve dhe arsimi kanë qenë katër çështjet kryesore në të cilën është fokusuar kreu i Partisë Demokracisë, Lulzim Basha. Ndërsa sot krahas këtyre temave, Basha nuk la pa përmendur edhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja i cili është akuzuar për mbështetje të kriminelëve. Për këtë rast Basha tha se i arrestuari si autor i atentatit, Redjan Rraja është pjesë e pushtetit, duke iu referuar kështu lidhjes që ai ka me deputetin e PS, Rrahman Rraja. Ky i fundit është distancuar nga kjo ngjarja dhe nga i afërmi i tij duke thënë se nëse do të ishte djali i tij që ka kryer diçka të tillë do të largohej nga Shqipëria. Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën. Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.

Edhe më herët kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se arrestimi i kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja, lidhur me atentatin kundër prokurorit Ndoja poshtëron akoma më shumë Partinë Socialiste, ndërsa e cilësoi si një luftë mes bandave. Sipas tij zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme.

    No videos found.