Basha: Në 5 javë është shkelur Kushtetuta me urdhra në Facebook, Rama bën çdo detyrë

21 Prill 2020, 10:29 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 13:18:26

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në deklaratë për mediat. Sipas tij, gjatë këtyre 5 javëve është shkelur Kushtetuta.

"Ju jam mirënjohës për këtë sakrificë të madhe që po bëni sot e 5 javë. Këtë sakrificë e bëjmë në emër të jetës dhe të dashurisë njerëzore për njëri-tjetrin.  Por ndërkohë që ju keni sakrifikuar kaq shumë, fatkeqësisht ndihma dhe mbështjetja që duhet të merrni nga shteti ju ka munguar. Gjendja në vend po rëndohet çdo ditë. Ekonomia po shkatërrohet, fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e tyre të përditshme. Dhjetëra mijëra biznese rrezikojnë falimentimin.