Basha në Berat: Rama aksidentalisht kryeministër! Shqipëria do të jetë në BE pas fitores së opozitës më 25 prill

20 Mars 2021, 15:48

BERAT- Të lajmëruar për vizitën e Lulzim Bashës në Berat, disa qytetarë të Beratit i kanë bërë liderit të opozitës një pritje me flamuj, buqeta me lule  shoqëruar me thirrjet 'Rama ik' duke harruar koronavirusin. Më pas kreu i demokratëve ka zhvilluar takim  me disa fermerë teksa iu premtoi atyre mbështetje kur të fitojë zgjedhjet, ndërsa fitoren e Edi Ramës tetë vite më parë e cilësoi si aksidentale.

"Ne Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur. Me 25 prill fiton Shqipëria. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme", tha Basha.