Basha në Bilisht: 4 ditë na ndajnë nga fitorja, dilni votoni masivisht! 100 mln euro subvencione direkte për fermerët çdo vit

21 Prill 2021, 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi  votën për PD nga qytetarët e Devollit duke thënë se për 4 ditë vendoset ndryshimin e fatit të vendit. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre dhe më 25 prill do të votojnë masivisht për ndryshimin.