Basha në Durrës: Kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje

17 Dhjetor 2019, 15:25

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka takuar banorët e Shënavlashit në Durrës, të cilët u prekën nga tërmeti. Gjatë takimit me banorët e prekur nga tërmeti, Basha u shpreh se shumë prej tyre vijojnë të qëndrojnë në çadra dhe nuk kanë as ngrohje as ushqim.

"Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve" shkruan Basha.