Basha në Durrës: Rama hajdut që maskohet si klloun, vjedh 100 mijë euro në orë nga xhepat tuaj

30 Mars 2019, 21:04

Një ditë pas kryeministrit Edi Rama, lideri demokrat zhvilloi një takim me banorët e Durrësit nga ku akuzoi kryeministrin se vjedh çdo ditë 100 mijë Euro nga xhepat e shqiptarëve.

"Po fryn era e ndryshimit dhe era e lirisë. Vëllezër dhe motra po fryn era e shpresës për çdo familje shqiptare.Ditën e djeshme përgjegjësi për gjendjen ku është sot Shqipëria përsëriti një shfaqje të shëmtuar. Dje isha në një takim me disa miq, në shtëpinë futbollistit Ali Mema dhe biseda e parë që qytetarët hapin janë hallet dhe problemet për shkak të faturave të larta. Populli më i vafër paguan naftën njësoj si populli më i pasur. Qindra biznese të vogla kanë përfunduar për kafshatën e bukës sepse taksat e Gjushit dhe Ramës janë më të lartat. Ata detyrohen të shkojnë jashtë shtetit sepse fitojnë më shumë si pastrues në Gjermani se sa biznesmen apo profesionist në Shqipëri.

Gjushi i krimit e ka rritur me 40% çmimin e ujit në Durrës. Kllouni që erdhi dje para jush nuk ishte klloun po hajduti më i madh në Shqipëi që fshihet pas batutave të rëndomta. Për dy vite ai ka grabitur 2 milionë euro nga taksat tuaja. Ai i vjedh 7-fish shqiptarët, popullin më të varfëruar të Europës. Dua t'i bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar, tha Basha.

Basha komentoi edhe raportin e publikuar nga DASH një ditë më parë. Ai tha se në raport SHBA shkruan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është strehë e krimit.

SHBA treguan të zezë mbi të bardhë të vërtetën që dinë të gjithë Shqiptarët. Shqipëria strehë e krimit dhe kjo e gjitha për shkak të korrupsionit të përhapur. E ka fjalën për Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn.Sa herë ta shikoni mjerueshëm në shehshin e Durrësit, kujtohuni se nuk keni një klloun, as një të sëmurë psiqik por hajdutin e xhepave tuaj. 100 mijë euro në orë është fatura e çdo shqiptari.

Ai ka vetëm një qëllim, të falimentojë fermerët shqiptarë. Qeveria nuk na duhet për të na treguar barcaleta dhe të fusë duart në xhepat e shqiptarëve", u shpreh Basha.

    No videos found.