Basha në Elbasan: Jam dora juaj, paçja e kokës e shkëlqyer! Punëtorët: S'na e bën zemra të ikim në shtëpi

17 Shkurt 2020, 12:55

Në sloganin e rrjeteve sociale "Po të dëgjoj" lideri demokrat Lulzim Basha sot ka postuar në Facebook një video, sipas tij në Elbasan nga një takim me disa punëtorë pr të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre.

"Në Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë" shkruan Basha.