Basha në familjen e dëmtuar nga tërmeti në Paskuqan: Do të bëjmë rivlerësim të dëmeve dhe përshpejtim të procesit të rindërtimit

14 Prill 2021, 20:54

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në dy familje në zonë e Paskuqanit, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti. Basha tha se ndryshimi më 25 prill është e vetmja zgjidhje për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë dhe një herë rivlerësimin e banesave dhe përshpejtimin e procesit rindërtimit. Ndërsa për familjet që kanë banesa private, kreu i opozitës tha se paratë do t’u jepen drejtpërdrejt familjeve pёr ndërtimin e banesës.  Basha gjithashtu shpjegoi se si do të mbështeten familjet që vuajnë papunësinë dhe studentët që vijnë nga familje me pamundësi ekonomike.