Basha në Farkë: Porosita sipërmarrësit të shënojnë emrat e atyre që i terrorizojnë nga administrata

18 Qershor 2020, 15:26

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në periferinë e Tiranës për të parë nga afër sipas tij si ka ndikuar mungesa e mbështetjes së qeverisë, veçanërisht pas pandemisë. Zyra e shtypit të PD-së, njofton se Basha bisedoi në Farkë me pronarin e një ofiçine makinash, që u ankua se mbështetja ka qenë e ulët. Basha akuzoi se sjellja ndaj biznesit ka qenë harbute.