Basha në Fier: Era e ndryshimit po vjen, të respektojmë masat! Do punoj dhe për socialistët!

30 Mars 2021, 12:46

Kreu i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Fier ku ka zhvilluar takime me qytetarët, ndërsa ka grumbulluar më shumë se sa lejohen nga Komiteti Teknik duke shkelur rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së COVID.

Me flamuj kuq e zi dhe të PD-së, simpatizantët e kanë pritur Bashën në rrugë. Më pas kanë krijuar vargje në autostradë rrugës për në Fier deri sa kanë mbërritur. Nga atje Basha në mes të simpatizantëve ka kërkuar që të respektohen masat anti COVID, ndërkohë që kishte një numër të lartë qytetarësh ngjitur me njëri tjetrin.