Basha në Gjirokastër, vijon me mitingjet nën thirrjet 'Rama ik': Merrni masa, mbani distancën

19 Mars 2021, 13:34

Kreu i PD Lulzim Basha është pritur me thirrjet “Rama ik”, nga simpatizantët në Gjirokastër. Kreu i PD u ka thënë se më 25 prill të votojnë për ndryshimin. Gjatë fjalës së tij Basha u kërkuar të respektojnë masat anti COVID

“Ju falenderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme. Do ta shërojmë Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia. Çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin për fëmijët e saj, për Evropën, për punësimin. Ju bëj thirrje të merrni masa. me masat dhe distancë. E dyta mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj. Është një betejë fitorja e të cilës është fitorja e Gjirokastrës”, tha ai.