Basha në Kombinat: Po vidhet me rindërtimin, pas 25 prillit do drejtohet nga ekspertët më të mirë!

4 Mars 2021, 17:15

Nga Kombinati, ku ka zhvilluar takime me zinese dhe qytetarë, kreu i PD Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur. Pas 25 prillit, Basha tha se PD do ketë ekspertët më të mirë që do të menaxhojnë fondet e BE.

Ndërsa tha se nuk premton mrekulli, kreu i PD theksoi se Shqipërisë i duhet një qeveri normale.

Rindërtimin e kanë parë si mundësi që të vjedhin qytetarët. Një grup njerëzish jetojnë si sheikë bashkë me Ramën dhe me oligarkët e tij ndërsa shqiptarët vuajne. Jemi bashkuar nga e majta në të djathtë në koalicion, por fakt është bashkimi i të gjithë shqiptarëve ndaj dallaverexhinjve që tërmetin dhe pandeminë e përdorën për të vjedhë.

U premtoj se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertët e duhur për ti dhënë fund qeverisjes së deri më tanishme. Ekspertët më të mirë do të menaxhojnë dhe fondet e BE. Më 25 prill ju do bëheni bashkë që këtë plan ta bëjmë realitet, për tu nxjerrë nga ky mjerim ku jeni futur për 8 vjet. Procesi i rindërtimit sipas asaj që u takon ju. Banesat dhe pronat aty ku i kemi pasur. Skema që iu lëvizin është për të vjedhur prona. Nuk premtoj mrekulli, Shqipërisë i duhet një qeveri normale”, tha Basha.

Gjatë takimeve Basha tha se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.