Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe një herë i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për një bashkëqeverisje të mundshme mes PS-së dhe PD-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Basha ka thënë se me këtë kërkesë Rama e ka pranuar humbjen, por sipas kreut të PD-së koha e tij ka mbaruar.
