Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sapo demokratët mbërritën në Kuvend, ka folur para deputetëve për çështjen e negociatave.
Basha tha se kryeministri Edi Rama është i informuar nga Europa për negociatat. Basha tha se negociatat nuk do të hapen. Sipas kreu të PD-së, Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat.
“Unë dhe Rama jemi informuar. Rama bën të paditurin për hapjen e negociatave. S’ka hapje të negociatave. Qeveria është e falimentuar politikisht dhe moralisht. Zonja dhe zotërinj, ashtu siç Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky raportim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është verdikti gjerman. Rama e di mirë që Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat. Rezoluta bëhet publike të martën. Nuk vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll për institucionet....”
Lulzim Basha, kryetar i PD-së