Basha në Laprakë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit! S’kam mikrofon, e paskan ndërprerë energjinë, energjia për ndryshim do ndezë dritën e shpresës

15 Prill 2021, 19:17

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë në qytetin e Tiranës, është ndalur dhe në njësinë 11. Gjatë ecjes me qytetarët Basha tha se vota për PD më 25 prill shkon për taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj dhe kthimin e shpresës tek rinia shqiptare.