Basha në mes të turmës në Shkodër: Mbani distancën, merrni masa! Do mposhtim COVID-in e madh!

16 Mars 2021, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 15:34:00

Kreu i PD Lulzim Basha vijon të shkelë rregullat anti-COVID në takimet elektorale që zhvillon. Sot ishte në Shkodër ku është pritur nga një grup i madh simpatizantësh të PD me flamuj të Partisë Demokratike me thirrjet "Rama ik". Ndonëse ishte në mes të turmës Basha këshillonte qytetarët të marrin masa kundër COVID duke respektuar disatancën, ndërkohë që diçka e tillë ishte e pamundur.

Deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama, sipas të cilit Lulzim Basha, është i lidhur nga zinxhirët e Berishës e Metës, kreu i PD i përgjigjet duke thënë se Rama është i lidhur me "zinxhirët e krimit e korrupsionit prej 8 vitesh". I pyetur nëse do të ketë një koalicion PS-PD, Basha e mohoi në mënyrë kategorike duke thënë se PD dhe koalicioni Aleanca për Ndryshim do të qeverisë vendin.