Basha në Paskuqan/ Dy makinat e simpatizantëve të PD-së përfshihen në aksident

14 Prill 2021, 21:16

PASKUQAN- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë e biznese në Paskuqan, i shoqëruar nga i deleguari i PD për këtë zonë, Flamur Noka.

Gjatë takimeve, i shoqëruar me dhjetëra makina të simpatizantëve të tij, nuk kanë munguar as incidentet ku dy makina të simpatizantëve të PD-së janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht me vetëm dëme materiale, por me disa minuta bllokim të trafikut.