Basha në Peqin: Kur kaloj në tunelin Tiranë-Elbasan kujtoj sa e pandalshme është fuqia jonë! Rama përsërit të njëjtat premtime në 8 vite

7 Prill 2021, 11:03 | Përditesimi: 7 Prill 2021, 11:03

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Peqin.

"Për vite me radhë kam pasur nderin të jem deputet i qarkut të Elbasanit dhe Peqinit, bashkë njohemi edhe pse jemi takuar shpesh, por edhe sepse na kanë lidhur hallet, sfidatat dhe sa herë marrë rrugën nga Tirana në Elbasan, sa herë që distanca mes Tiranë-Peqin është bërë 4 herë më e shkurtër për shkak të tunelit të Elbasanit kujtohem sa e pandalshme është fuqia jonë. 8 vite ua ka ulur kokën me bandat e tij, ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, papunësia ka shkatërruar ekonominë familjare, sot le të bëhemi bashkë, dita e ndryshimit po afron, Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim dhe ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur bashkë duke sjellë standartet Europiane, arsim dinjitoz. Rama përsërit të njëjtat premtime në 8 vite, ati duhet t'i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet 'ik, boll më'", tha Basha.

r.k./Shqiptarja.com