Basha: Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë darkojnë krerët e bandave me paratë e shqiptarëve

12 Mars 2021, 11:39

Teksa po udhëtonte nga Tirana për në Durrës, ku zhvillon një takim me disa gra dhe vajza atje, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një denoncim të fortë.

Ai tha se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.

“E di unë, e dinë shumë gazetarë, e dijnë shërbimet partnere që në restorantin privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja", tha Basha.