Basha në Shkodër: Do financoj mbi 20 mijë artistë! Kjo qeveri i ka denigruar me shembjen e teatrit!

5 Prill 2021, 19:59

Kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gra intelektuale në Shkodër nga ku premtoi se kur të vijë në pushtet do të ofrojë mbështetje për kulturën.

Gjatë fjalës së tij, Basha se zotimi i tij i parë lidhet me financimin e mbi 20 mijë artistëve. Mes të tjerash Basha tha se synim është që të mbahen të rinjtë shqiptarë në vend dhe jo që të vijnë punëtor nga Bangladeshi.

Pika e parë te kultura ka të bëjë me financimin e mbi 20 mijë artistëve shqiptarë. Kjo qeveri i ka denigruar dhe simbol i denigrimit është prishja e teatrit. Gjej rastin që të përsëris zotimin tonë, që me atë orar të zgjatur deri në orën 16:00, ky orar do të na japë mundësinë që artistëve dhe mësuesve t’u besohet misioni i përcjelljes së gjuhëve të huaja, apo mësime ve shtesë, në ambientet e përshtatura", tha Basha.

Pasi dëgjoi gratë , Basha tha se përballja në 25 prill nuk është midis dy individëve, por mes të keqes që i ka ndodhur vendit për 8 vite dhe ndryshimit për një Shqipëri europiane. Basha gjithashtu shpjegoi programin e Partisë Demokratike për çdo sektor të ekonomisë dhe mënyrën e politikave që do të ndjek qeveria e drejtuar prej tij.