Basha në Shkodër për Bajram: Qoftë ogur i mirë! Përqafime dhe shtrëngime duarsh në lokal

24 Maj 2020, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2020-05-24 11:43:09

SHKODËR- Pas presidentit Ilir Meta, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Shkodrën, bashkinë e vetme të djathtë, për të uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajaramin.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, kredemokrati ka zhvilluar një takim me myftiun e këtij qyteti, Imam Muhamed Sytari, në një takim ku nuk kanë munguar shtrëngime duarsh dhe përfaqësime, edhe pse vendi është një kohë pandemie. Basha është treguar i kujdesshëm duke përshëndetur përfaqësuesit e myftinisë së Shkodrës, nuk ka bërë të njejtën gjë kryebashkiakia Voltana Ademi.

"Qoftë një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët, se kemi nevojë më shumë se kurrë. “Nga zemra u uroj të gjithë besimtarëve myslymanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave Gezuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", tha Basha në urimin e tij.

Por ajo që vihet re, është se teksa ka respektuar protokollin në xhami, Basha më parë ka takuar disa qytetarë në një kafene. Edhe pse vendi ditën e diel është në karantinë totale, ky lokal vijonte të qëndronte hapur dhe kjo nuk i ka bërë asnjë përshtypje kryedemokratit Lulzim Basha. Ai është takuar më shtrëngime duarsh me qytetarët, pa maka e doreza dhe pa ruajtur distancën sociale. Kujtojmë që ai është gjobitur dhe i është hequr më herët për thyerje të rregullave ndaj COVID-19 në Durrës, pasi qëndroi në kafe me mbi 10 persona, pa asnjë masë dhe mbi të gjithë në një kohë kur lokali duhet të ishte mbyllur.