TIRANË- Pas pensionistëve, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar për vizitën në banesën e çiftit të sapomartuar Mikel Kungulli dhe Xhesika Rusi, për t'i folur për programin ekonomik të demokratëve. Çifti i ri i është ankuar Bashës se nuk ka asnjë mundësi për të blerë një shtëpi të re, pasi nuk ka mundësi ekonomike për shkak se ka mbaruar shkollën për programues dhe i është dashur të punojë banakier. Basha tha se një gjë e tillë për të është e papranueshme në një kohë kur kjo degë është e shumë kërkuar, duke thënë se do të ketë në fokus pikërisht punësimin e të rinjve dhe familjen. Këtu, kryedemokrati listoi disa pika të planit të tij për familjet e reja, si kredia e butë, ku nga 1 mijë tha se do të japë 5 mijë në vit si edhe 3 mijë lekë çdo muaj për 5 vite resht për bebet e porsalindura.Këto, shtoi Basha nuk janë premtime, por angazhime të PD-së, që do i mbajë!
Basha në shtëpinë e një çifti të ri për të shpjeguar Programin Ekonomik të PD
No videos found.