Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediet për kandidatët për kryebashkiakë të cilët janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit teksa deklaroi se ata janë emra të propozuar nga junta kriminale e Edi Ramës. Ai u ndal në emra konkretë teksa përmendi edhe Bedri Hoxhën, kandidat i Bindjes Demokratike për Bashkinë Klos.
Në mungesë të argumenteve për akuzat e ngritura ndaj tyre, Lulzim Basha iu kthye gazetares së Report TV Esiona Konomi. Ai i tha gazetares së po bën pyetje të porositura ndërkohë që refuzoi të argumentojë akuzat e tij.
Gazetarja e Report TV Esiona Konomi- Bedri Hoxha, ish-deputet i PD, ka qenë bashkëpunëtori juaj, është në një garë për zgjedhjet lokale
Kryetari i PD Lulzim Basha-Nuk kam koment për atë unë. Çështja është te Edi Rama, thuaji atij që ta jep pyetjen në kufje. Unë mendoj se çdo medie e ka për detyrë të zbulojë se kush janë këta njerëz. Ymer Lala është kriminel. Bedri Hoxha është ish-deputet i PD i cili kthehet në një fasadë të krimit. Medieve iu bëj thirrje të shikojnë arkivat