Basha në takim me qytetarët në Tiranë: Nuk ju premtojmë mrekulli, por normalitet

3 Mars 2021, 10:04 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 10:29:16

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte në Njësinë nr.3 në Tiranë ku u takua dhe bisedoi me biznese e qytetarë.

"Me 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normal sjell njё qeveri normale e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël pёr fëmijët e juaj normalitet pёrmes njё qeveri normale kёtё premtojmë pas 25 prillit", tha Basha.